Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Pejë, ku janë gjetur dhe konfiskuar 54 fishekë, 27,300 euro, 2,980 franga dhe monedha të shteteve të ndryshme.
Në lidhje me rastin, janë arrestuar tre persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ismail Qemaili, Pejë 02.07.2024 – 20:40. Njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së prokurorit, kanë bastisur shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: 54 fishekë, 27.300 euro, 2980 franga dhe monedha të shteteve të ndryshme. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...