Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objektet e tjera përcjellës në fshatin Zamenicë të Leposaviqit, nën dyshim se një person i dyshuar posedon substanca narkotike.
Në njoftim thuhet se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
• Gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram,
• Një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë,
• Katër karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë,
• nNjë radiolidhje.
“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit