Policia bastisë një kafe bar në Fushë Kosovë, gjen substanca narkotike

09:58 | 1 Shkurt 2024
E.H

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë për posedim të substancave narkotike, raporton Policia e Kosovës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në një kafe bar janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme me vlerë rreth 370 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave, një DVR, 60 paketime të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, përcjell Arbresh.info.

Gjithashtu, është bastisur edhe banesa e njërit nga të dyshuarit.

“Fushë Kosovë, 31.01.2024, 21:00. Është raportuar se në një kafe bar dyshohej se ishte duke u bërë shitblerje e substancave narkotike. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë takuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku gjatë kontrollit tek dy të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.9 gram dhe 1 gram. Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme me vlerë rreth 370 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave, një DVR, 60 paketime të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 64.7 gram, dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 51.2 gram. Gjithashtu është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme