Policia bastisë fshatin Bardhosh, arrestohen pesë persona – sekuestrohet drogë në vlerë rreth 10 mijë euro

09:43 | 16 Korrik 2023
E.H

Mbrëmë rreth orës 21:00, Policia e Kosovës konkretisht hetuesit e anti drogës dhe Njësitë për reagim të shpejtë në Prishtinë, kanë bastisur fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Nga ky operacion, janë arrestuar pesë persona dhe janë sekuestruar drogë në vlerë rreth 10 mijë euro dhe armë, përcjell Arbresh.info.

“Tek i dyshuari me iniciale (A. P;1978) në gjep i janë gjet nëntë qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe 770 Euro, kurse ne veturen e tij BMW X6, janë gjet 435 euro para të gatshme.

Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe shtatë fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.

Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga Garazhet është gjet: një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë pesë gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.
Ne veturën pasat pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjet pesë qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe katër qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr.

Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet tri qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr.

Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr.

Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr.

Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i krimeve të rënda, ku me Aktvendim të tij dy persona të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre (3) të tjerët pas intervistimit dergohen në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme