Policia gjermane ka bastisur më shumë se 20 prona në Berlin të lidhura me një organizatë që udhëhiqej nga një xhami që ishte vizituar nga azilkërkuesi tunizian që vrau 12 persona në tregun e Krishtlindjeve në dhjetor.
Rreth 450 oficerë kanë kërkuar nëpër disa apartamente, lokalet e dy kompanive dhe gjashtë qeli burgu të lidhura me organizatën e quajtur “Fussilet 33 e.V.” që nga ora 06:00 e mëngjesit, transmeton portali arbresh.info.
Policia tha në Twitter se organizata tashmë është në mesin e atyre që janë të ndaluara. Ata kanë kontrolluar 24 prona dhe kërkimet janë duke vazhduar, thanë ata.
Prokurori federal ka thënë se Anis Amri, sulmuesi i Berlinit, vizitoi një xhami të drejtuar nga organizata “Fussilet 33 e.V.” në ditën e sulmit./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...