Google ADS

Policia bastis një shtëpi në Mitrovicë, konfiskon pushkë automatike me 16 fishekë

09:27 | 17 Tetor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një bastisje dje në një shtëpi në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 16 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

“Mitrovicë Jugu 16.10.2024, 13:35. Njësit policore me urdhër nga gjykata kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 16 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme