Google ADS

Policia asiston inspektorët e AVUK-ut, inspektohen lokalet ne zonën e Pejës

10:04 | 7 Shtator 2021
Arbresh.info

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara  është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19, transmeton arbresh.info.

Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë me datë 06.09.2021, duke filluar nga 19:30, njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë Pejë.

Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tridhjetë e pesë (35) lokale në këtë zonë.

Gjatë këtij plani të inspektimit janë shqiptuar tri  gjoba, prej tyre një ndaj personit juridik dhe dy ndaj personave fizik.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme