Në Orët e vona të së shtunës, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona me pozitë zyrtare të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan arbresh.info.
Një ndër personat e arrestuar sot është edhe zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmi për portalin arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se sot janë arrestuar tre persona për marrje me ryshfet apo keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikes se Kosoves. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre ryshfet nga pala e dëmtuar. Te gjitha veprimet tjera policore do te ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”, ka thënë Hoxha.
Po ashtu lajmin për arrestimin e zëvendësministrit e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
Kujtojmë se ministër i Zhvillimit Rajonal është Rasim Demiri./Arbresh.info/
Mesazhe paqe nga përkujtimi i ushtarëve britanikë që humbën ...
Vdes ish-komandanti i UÇK-së Naim Qorrolli
Vitia në Marec: Kujtimi dhe amaneti i tyre është që të qëndr...
Rama në Marec: Ky kompleks do të qëndrojë si një dëshmi e sa...
Përurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve dhe Martirëve në M...
Bizneset shqiptare në veri thonë se konsumatorëve atje do t’...