Policia arreston tre të dyshuar për thyerjen e xhamave në Kuvend

18:24 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë deputetë brenda Kuvendit për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës.

E përderisa në Kuvend hedhet gazi lotsjellës, jashtë kuvendit u thyen ca xhama, e për këtë kanë reaguar menjëherë edhe njësit Policore duke arrestuar tre persona. Këtë njoftim e ka bërë edhe Policia e Kosovë.

Tre të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejme, ndërsa ekipet e forenzikës kanë dal në vendin e ngjarjes./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme