Google ADS

Policia aksion në Prishtinë dhe Mitrovicë, arreston tre persona për përdorim të kundërligjshëm të kartelave bankare

16:06 | 21 Nëntor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar arrestimin e tre personave, të cilët dyshohet se kanë përdorur kartela bankare të shtetasve të ndryshëm pa autorizim, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten ose për dikë tjetër.

Ata janë akuzuar për realizimin e transaksioneve dhe blerjeve të ndryshme online përmes platformave digjitale. Në komunikatën e policisë për media thuhet se një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova të rëndësishme materiale, përfshirë:

Dy kompjuterë
Rreth 10,000 euro në valuta të ndryshme
Tetë telefona mobilë
Tri vetura
Një motoçikletë
Pajisje për klonim kartelash bankare
Kartela të zbrazëta për klonim
Dokumente relevante që lidhen me veprën penale
Policia ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas komunikatës, të dyshuarit kanë përdorur pajisje dhe programe të specializuara për të siguruar të dhëna elektronike të kartelave bankare dhe për të klonuar ato. Më pas, ata kanë përdorur kartelat për transaksione dhe shërbime online dhe fizike.

Me vendim të prokurorit kompetent, tre persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. Të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Arbresh.info

Të ngjashme