Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ të koduar “Vizat”, ku ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët kishin mashtruar shumë qytetarë duke u premtuar viza punë në Gjermani.
Siç njofton Policia, të dyshuarit në vitin e shkuar, qytetarëve u kishin premtuar punë kryesisht në ndërtimtari, ndërsa qytetarët detyroheshin të paguanin para në faza të ndryshme.
Komunikata e plotë e Policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datë 24 janar 2020 ka realizuar planin operativ të koduar ‘’Vizat’’.
Pas dyshimeve të bazuara në përfshirjen e disa personave të dyshuar në një bashkëpunim me një person tjetër në Gjermani, gjatë periudhës kohore janar-maj të vitit 2019, të njëjtit ju kanë premtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës punësim në profesione të ndryshme, e kryesisht në fushën e ndërtimtarisë në shtetin e Gjermanisë, ku në këmbim të kryerjes së këtyre shërbimeve, qytetarët duhet të paguanin shuma të parave në faza të ndryshme (në fazën e aplikimit, fazën e sigurimit të kontratës së punës, si dhe fazën e fitimit të të drejtës për vizë).
Me këtë rast, Policia e Kosovës gjatë fazës së hetimeve, ka aplikuar masat e nevojshme të hetimit të fshehtë, me ç’rast janë mbledhur dëshmitë nga personat e dyshuar.
Personat e dyshuar të arrestuar janë :
I.B. viti i lindjes 1983 M/Shqiptar
Sh. B. viti i lindjes 1952 M/Shqiptar
E. P. viti i lindjes 1996 M/Shqiptar
Në lidhje me rastin janë sekuestruar para në vlerë prej 700 (shtatëqind) euro si dhe 3 (tre) telefona mobil, të cilët do të shërbejnë si prova materiale përgjatë procedurave.
Ndërsa me urdhër të prokurorit, personat e dyshuar të arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...