Policia arreston të dyshuarin pasi dëmtoi ulëset e stadiumit në Lipjan

09:27 | 6 Prill 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili dyshohet se bashkë me disa të mitur kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit Gadime e Ulët, Lipjan.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit.

“Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 05.04.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Disa të rinj dëmtojnë ulëset e stadiumit në Lipjan, komuna publikon pamjet

 

Të ngjashme