Policia arreston të burgosurin që u arratis nga Burgu i Dubravës

15:56 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një të burgosur i cili të dielën ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Dubravës.

Të dielën, më 9 shkurt, nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës, ishte arratisur një i burgosur.

Tre ditë më vonë, pra sot Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë të arratisurin, i cili në Dubravë ishte duke e vuajtur dënimin për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Njoftimi i plotë i Shërbimi Korrektues i Kosovës pa ndërhyrje:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot rreth orës 10:00 pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të larguarin nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Q. K Dubravë, M.K, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.

M.K më datën 09.02.2020 ishte larguar nga Pavijoni Gjysme i Hapur i Q. K Dubravë, ku po mbante dënimin  për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtarë.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Dubravë për të vazhduar mbetjen e dënimit.

 

Të ngjashme