Google ADS

Policia arreston shtetasin serb i cili kërkohej nga Interpool

20:14 | 11 Shtator 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, i dyshuari me iniciale J.P është shtetas serb dhe kërkohej nga Interpool-i, shrkuan Arbresh.info.

“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot me datën 11.09.2023 ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar. Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar  me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme