Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë njërin nga të dyshuarit i cili e kishte sjell pa shenja jete një vajzë në Qendren Emergjente në Ferizaj, derisa i dyshuari tjetër është arritur të identifikohet dhe është në kërkim policor.
Nëpërmjet një komunikate policia ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Në komunikatën e dërguar për media Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, thekson se kanë siguruar prova materiale dhe vendin e krimit që dyshohet se është kryer në një objekt banesor.
“Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje”.
Tutje theksohet se i arrestuar është A.S 32 vjeç e duke u kërkuar është edhe D.K, 29 vjeç.
“Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”.
Vajza e ndjerë sipas policisë është e moshës 18 vjeçare me inicialet M.O.
“Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”.
Rasti po cilësohet si “Vrasje e rëndë” dhe mbetet në procedurë të mëtejme hetimore.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...