Google ADS

Policia arreston një të dyshuar pasi që theu derën e një bastore dhe kishte vjedhur 910 euro

09:49 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Junik pasi që i njëjti sipas Policisë ka thyer derën e një lokali –bastore dhe nga aty ka vjedhur 910 €, tre telefona, një arkë metalike si dhe dokumente personale të pronarit të lokalit.

Sipas raportit policer mjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme