Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar armë, municion dhe uniformë ushtarake, pas një kontrolli të realizuar në mëngjesin e sotëm në fshatin Morinë të Gjakovës.
Ndaj L.J, është iniciuar rasti “Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas hetimeve paraprake dhe pas sigurimit të urdhëresës për kontroll, sot më 01.02.2022, në ora 07:00, njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve. Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar:
· Një pushkë atematike cal-7.62mm,
· Një AK-47 cal-7.62mm,
· Tre karikatorë,
· 127 copë fishekë cal-7.62mm
· Uniformë ushtarake”.
“Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në komunikatë e PK-së./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...