Policia e Kosovës ka arrestuar një 22 vjeçar në Ferizaj, i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
I dyshuari prej muajit gusht kishte kryer nëntë vjedhje, pas një pune intesive nga Policia, ai sot është arrestuar.
“Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin D.E (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim, prej muajit gusht-2023 në Ferizaj ka kryer 9 vjedhje, prej tyre : vjedhje të një veture, vjedhje të disa biçikletave, ndërsa në disa lokale ka kryer vjedhje të parave të gatshme, orë dore dhe pajisje elektronike”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari D.E sot, datë 06.10.2023 është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy persona tjerë, të njohur për policinë”, njofton policia./Arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...