Policia arreston katër persona, dy në aeroport e dy në Merdare

16:14 | 24 Dhjetor 2019
A. B.

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, në koordinim dhe bashkëpunim me njësite tjera të Policisë Kosovës, kanë arrestuar katër (4) persona të cilët kanë qenë të kërkuar me Leterreshtim nga gjykatat kompetente në Rajonin e Pejës. Dy nga këta të kërkuar janë ndaluar, arrestuar në aeroportin ‘Adem Jashari‘ në Sllatinë, ndërsa dy të tjerë në piken kufitare në Merdare.
Të arrestuar janë:

• P. I. lindur vitin 1976 m.k.sh.

Në bazë të Leterrreshtimit dhe Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat penale (dy grabitje dhe një vjedhje) është ekstraduar nga Sllovenia. I njëjti është sjell nga aeroporti nga një patrollë NJRSH. Personi i kërkuar është ndaluar në mbajtje, për tu paraqitur nesër para Gjykatës Themelore Pejë.

• R. A. lindur në vitin 1990 m.k.sh.

Është arrestuar në pikën kufitare në Aeroport –Sllatinë bazuar në urdheresë, është sjellur në stacionin policer Istog. Gjygjtari i çeshtjes ka urdhëruar qe të dyshuarit t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit pasaporta dhe të lirohet, për tu paraqitur me datën 23.12.2019 në ora 09:00 të Gjykata Themelore e Pejës – dega Istog.

• B.M. lindur në vitin 1981 m.k.sh.

Me datën 23. 12.2019 rreth orës 13:45 ne PKK Merdare është ndaluar lartëcekur në bazë të urdherarrestit për vepren penale “Uzurpim i paligjeshem i prones se paluajtshme”. Nje patrulle e stacionit Pol. të Istogut ka shkuar ne SPMK Merdare dhe e ka sjellur te dyshimtin .Lidhur me të ndaluarin është kontaktuar Gjykatesi përgjegjës për rastin dhe me urdher të tij të dyshimtit i është konfiskuar pasaporta dhe i njejti është udhezuar që të paraqitet në Gjykaten Themelore Peje – Dega ne Istog me daten 24.12.2019 ne ora 09:00.

• I.G. lindur në vitin 1966 m.k.sh.

Arrestuar në pikën kufitare në Merdare në bazë të urdheresës për veprën,,Legalizim i përmbajtes se remë” lëshuare nga Gjykata Themelore Mitrovicë dhe është sjell në stacion policor-Istog, është kontaktuar Prokurori i shtetit i cili urdheron qe i dyshuari te ndalohet në mbajteje për 48 orë. /arbresh.info/

Të ngjashme