Me datë 24 prill 2022,rreth orës 05:15 Polica informohet se ne rrugën “Shto Galica” në Prizren, ankuesi kishte raportuar rastin në polici se i është thyer vetura e tij e tipit VW Golf 7, me targa vendore nga personi i panjohur, i cili pasi ka kryer veprën ishte larguar në drejtim të panjohur.
Reagimi policor ishte i menjëhershëm, zyrtaret policore kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative në identifikimin dhe zbulimin e kryesve të veprave penale Vjedhje, njësiti patrullues kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit dhe lokacionin e tij se ku ndodhet.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti A.Q, i lindur në vitin 1973,m/a/sh.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policor ne prani e avokatit mbrojtëse i cili ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe tri raste tjera te vjedhjeve nga veturat. Në lidhje këtë është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. /arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë