Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vjedhje nëpër shtëpi në fshatin Lubizhdë në Prizren.
Ata dyshohet të kenë kryer vjedhje të rënda nëpër shtëpitë e këtij fshati, thuhet në raportin e policisë dërguar medieve.
“Gjatë bastisjeve, në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: tre televizorë; dy altoparlantë; radio për automjet; bizhuteri të ndryshme. Vlen të theksohet se televizorin e katërt nuk kanë arritur ta vjedhin për shkak të madhësisë dhe është gjetur nga policia”, njofton raporti.
Gjatë bastisjes, në një dhomë, nën krevat janë gjetur gjashtë kavanoz të mbushur me marihuanë që peshonte 2 kilogramë e 527 gramë. Pajisje për përdorimin e drogës etj.
Pas inicimit të rastit, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar gjatë të dyshuarit ndërsa i shtati, hëpërhë ndodhet në arrati.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre prej tyre ndalën nën masën e arrestit policor.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...