Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për zjarrvëvënie në fshatin Jezerc.
“Policia Rajonale e Ferizajt me datën 05.07.2023 rreth orës 19:25 kishte pranuar një informacion se në fshatin Jezerc të Ferizajt një mjet të punës ( bager) e kishte kapluar flaka. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet”, thuhet në njoftim.
Siç njofton policia K.B i moshës 54 vjeçar është arrestuar sot në shtëpinë e tij, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale zjarrëvënie.
“Hetuesit rajonal pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin K.B (M/K) i moshës 54 vjeçar dhe sot, datë 11.07.2023 rreth orës 09:00, të njëjtin e kanë arrestuar në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale zjarrëvënie”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti rasti është cilësuar ‘’Zjarrëvënie’’./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend