Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vrasje në tentativë.
“Rasti ka ndodhur me datën 07.07.2019, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.
Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:
V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç