Google ADS

Policia arreston dy të dyshuar për prerje ilegale të pyjeve

17:12 | 6 Prill 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer prerje ilegale të pyjeve.

Sipas policisë, të njëjtit dyshohen se kanë prerë ilegalisht pyje në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë të Novobërdës, shkruan arbresh. Info.

“Me datën: 05.04.2022 rreth orës 20:00, patrulla policore e Stacionit Policor Novobërdë, ka pranuar informatë se disa persona janë duke bërë prerje ilegale të pyjeve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë të Novobërdës”, njofton policia.

Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit të pa përshtatshëm ka kërkuar mbështetje edhe nga Njësitit Rajonal për Reagim të Shpejtë.

“Njësitet policore kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshuar B.O 19 vjeçar si dhe A.O 18 vjeçar me banim në fshatin Llabjan-Novobërdë, të cilët me automjetet e ngarkuara të cilët ishin duke bartur dru, të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore.

Masa drusore është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport janë konfiskuar nga ana e policisë.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme