Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka bërë të ditur se të martën një person në fshatin Nakell është kanosur.
Me anë të një njoftim për media, thuhet se njësitet e Stacionit Policor në Pejë janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë intervistës me ankuesin, ai ka deklaruar se, ndërsa ishte në një mosmarrëveshje me një nga të dyshuarit, ka ardhur edhe një i dyshuar tjetër, i cili e ka kanosur me armë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, njësiti i hetimeve ka realizuar një kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore Flloberg cal: 4.5mm.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit. Njëri nga ata është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorit, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...