Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në një qendër sportive në Prizren, të cilët i kanë zënë në flagrancë duke kryer veprën penale ‘Vjedhje nga xhepi”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Sot me date 15/11/2023 në orët e paradites në kuadër të masave shtese ‘Dita e Tregut’ dy hetues të Stacionit Policor Prizren, në tregun e plaçkave përballë Qendrës Sportive ‘Sezair Surroi’ në Prizren , kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë zënë në kryerje të veprës penale ‘Vjedhje nga xhepi’, konkretisht pas një punë të mirë operative – hetimore, duke mbikëqyrur dhe vëzhguar arrijnë qe t’i kapin ne flagrancë dy të dyshuar të cilët sapo ia kishin vjedhur portofolin një të moshuari”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi shtoi se pas arrestimit dy të dyshuarit janë dërguar në Stacionin Policor Prizren ku është hapur rasti.
“Të dy të dyshuarit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndaluar për 48 orë”, shtoi Krasniqi./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...