Google ADS

Policia arreston dy persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

08:59 | 27 Prill 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit gjatë një kontrolli në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë.

Gjithashtu, në raport bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë dhe një veturë.

Sipas, raportit të policisë thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 26.04.2024 – 22:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 19.45 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë dhe nje veture. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme