Google ADS

Policia arreston dy persona në ANP “Adem Jashari”

21:24 | 11 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Dy të dyshuarit E.C dhe D.A, janë dërguar në qendrën e mbajtjes

Komunikata e plotë:

Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, sot më datë 11.11.2021, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit, për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, kanë hasur në dy udhëtar me iniciale (E.C. dhe D.A.), të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kosovare.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme.
Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme