Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’.
“Njësitë patrulluese nga stacioni policor Pejë në rr.’ Bekim Berisha – Abeja’ në Pejë, gjatë kontrollimeve në një pikë të kontrollit kanë ndaluar të dyshuarin B.O.(1964), i cili zyrtarëve policor i ka prezantuar një vërtetim të një kompanie private, ku sipas atij vërtetimi, të dyshuarit i garantohej lëvizja e lirë në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nëPejë, transmeton arbresh.info.
Policia me dyshimin se ky vërtetim nuk është valid, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor-Pejë për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është iniciuar rasti ’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njësiti i hetimeve, konkretisht hetuesi i këtij rasti gjatë hetimit ka gjetur se i dyshuari B.O (1964) së bashku me të dyshuarin V.U.(1981) në marrëveshje në mes vete kanë bërë një vërtetim jo valid për lëvizje të lirë, me ç’ka edhe dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’.
Dy të dushauarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari parë dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’ dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’, kurse i dyshuari dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...