Policia e Kosovës ka arrestuar 57 vjeçarin e kërkuar për vuajtjen e dënimit me katër vite burgim.
Sipas njoftimit të policisë, në një operacion të befasishëm që policia ka ndërmarr ditën e sotme në Makovc të Komunës së Prishtinës, ka arritur të arrestoj personin e kërkuar.
“Në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestoj personin e kërkuar; S. M, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë