Google ADS

Policia arreston 22 persona për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

16:21 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit, këto tri ditë kanë realizuar operacione policore në rajonet Gjakovë dhe Prishtinë, me ç’rast janë arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në prostitucion.

Në rajonin e Prishtinës më 18.09.2018, nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), janë identifikuar dhe janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe tetë të dyshuara femra shqiptare, nën dyshimin për prostitucion.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Në rajonin e Gjakovës më 19.09.2018, janë arrestuar 6 persona: 1. K.R. m/sh/kosovare; 2. V. Ç. f/sh/kosovare,; 3. N. B. rae/serbe; 4. M. B. m/sh/kosovar; 5. M. P. m/sh/kosovar; 6. B.I. rae/kosovar; dy prej tyre, të dyshuarit nr.1 dhe nr. 2, janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rajonin e Prishtinës më 20.09.2018, gjatë një plani taktik janë arrestuar katër persona të dyshuar si në vijim: 1. L.K. f/sh/kosovare; 2. SH.K. f/sh/k; 3. B.L. f/sh/k; dhe 4. A.F. f/sh/k. Të dyshuarat nr. 1 dhe nr. 2 janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion”, ndërsa të dyshuarat numër 3 dhe 4 për veprën “marrje me prostitucion”.

Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara L.K. ndalet për 48 orë, ndërsa tri të dyshuarat tjera lirohen në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme