Google ADS

Policia apelon tek qytetarët: Raporto dhunën në familje

09:48 | 27 Qershor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka dal me apel për qytetarët e Kosovës, për të raportuar dhunën në familje.

Përmes një njoftimi për media, policia thotë se dhuna në familje ndikon tek të gjithë, dhe për t’i parandaluar rastet e dhunës në familje dhe për t’i ndihmuar viktimat.

Policia kërkon bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Një ambient i dashur dhe respektues i krijuar në shtëpi, i ndihmon fëmijët të rriten me vlera të shëndosha! Një mjedis familjar i qetë dhe i dashur krijon ndjenjë sigurie dhe besimi në komunitet”, thuhet në apelin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme