Policia e Kosovës apelon tek qytetarët të kenë më shumë kujdes gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë.
Me anë të një komunikate për media nga Policia thuhet se çdo vit si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta.
“Kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë. Çdo vit, si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë”, njofton Policia, shkruan Arbresh.info
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali