Policia apelon: Mos u jepni para lypsarëve në rrugë

15:24 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia rajonale e Gjilanit ka nisur një fushatë sensibilizuese për largimin dhe ndalimin e lëmoshkërkuesve nga rrugët e qytetit.

Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se kjo fushatë po bëhet në mënyrë që qytetarët mos të bezdisen nga lypësit që janë të shumtë.

Sipas policisë, kërkimlëmosha është më shumë biznes se sa nevojë. Më poshtë fletushka e fushatës së policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme