Google ADS

Policia apel shoferëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në mjegull

08:39 | 11 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka bërë apel te qytetarët e Kosovës që të jenë  më të kujdesshëm në timon gjatë mjegullës.

Me anë të një postimi në Facebook, kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë, shkruan Arbresh.info.

“Çdo vit si paosjë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta, mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshume të papritura të dukshmërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën apel për përdorim të dritave të mjegullës, për mbajtje të vëmendjes si dhe kontroll të shpejtësisë së lëvizjes./Arbresh.info/

Të ngjashme