Policia, angazhime shtesë sot për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

07:15 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë planin operativ lidhur me balotazhin e sotëm.

Ky institucion ka bërë të ditur se do  angazhoj një numër të madh të zyrtarëve policorë për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore Policia e Kosovës, sikurse edhe herëve tjera gjatë proceseve zgjedhore, përmes hartimit të urdhrit operativ policor edhe kësaj radhe ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, që do të mbahen me 19 nëntor 2017. Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për balotazh, do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që për çdo informacion të dyshuar, apo çështje që ndërlidhet me aspektin e sigurisë t`i njoftojnë ata./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme