Policia aksion nëpër fshatrat e Lipjanit, arrestohen katër persona

13:25 | 21 Shkurt 2021
A Z

Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar 4 urdhëresa te gjykatës.

Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore.

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme