Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh dje ka njoftuar ndalimin e tri rasteve të kontrabandës në fshatin Bistricë të Leposaviqit.
Në dy rastet policia ka konfiskuar drunj, ndërsa në tjetrin pemë e perime. Të trija rastet, sipas policisë, po tentonin t’i kontrabandonin mallrat nga rruga malore, shkruan arbresh.info
Tri rastet ku policia ka intervenuar ditën e djeshme:
“Fsh.Bistrice,Leposaviq, 11.04.2022-20:30.Raportohet se është ndaluar automjeti transportuar me targa te huaja qe drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar që në rrugë malore të kalon kufirin Kosove-Serbi. Gjatë kontrollit në automjetin transportues janë gjetur pemë dhe perime. Me vendim te prokurorit automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor në Mitrovice ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
“Fsh.Bistrice,Leposaviq, 11.04.2022-20:30. Raportohet se është ndaluar automjeti transportuar me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që në rrugë malore të kalon kufirin Kosove-Serbi. Gjatë kontrollit në automjetin transportues janë gjetur rreth 20 metër kub dru. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure te rregullt”.
“Fsh.Bistrice,Leposaviq, 11.04.2022-20:30. Raportohet se është ndaluar automjeti transportuar me targa te huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe i njëjti ka tentuar që në rrugë malore të kalon kufirin Kosove-Serbi. Gjatë kontrollit ne automjetin transportues janë gjetur rreth 20 metër kub dru. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”- thuhet në raport. / arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...