Kishte vendosur që armën e tij të cilën e posedonte 29 vjeçari nga Kaçaniku F.M, ta shfaqte në një video të cilën më pas e postoi në rrjetin social ‘’TikTok’’ e ku më pas ajo u pa edhe nga Njësitë përkatëse brenda Policisë së Kosovës.
Ky rast ka nisur të hetohet pasi që kanë pranuar informacionin se një person ditë më parë kishte shpërndarë një video, ku shihej duke e përdorur një armë, derisa Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që me datën 24.08.2023 rreth orës 23:00 të identifikojnë personin e dyshuar.
I cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ky rast cilësohet ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve – përdorimi armës‘’, shkruan ‘Arbresh.Info’.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Armëmbajtje pa leje në Kaçanik
Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informacion se një person në rrjetin social ‘’TikTok’’, ditë më parë kishte shpërndarë një video, ku shihej duke e përdorur një armë .
Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që me datën 24.08.2023 rreth orës 23:00 të identifikojnë personin e dyshuar F.M (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve – përdorimi armës‘’.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...