Policia: 24 orët e fundit u raportua për 13 raste të dhunës në familje

12:30 | 13 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 13 raste të dhunës në familje.

Në lidhje me këto raste janë arrestuar 11 persona dhe dy të tjerë gjenden në arrati kurse në procedurë të rregullt sipas Policisë, janë liruar tre persona të tjerë.

Në Prishtinë është arrestuar një mashkull, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për lëndime.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë u raportua edhe për një rast tjetër, dhunë në familje ku është arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje është raportua edhe në komunën e Lipjanit ku një grua  ka informuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje u raportua edhe në Fushë Kosovë. Një person është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Fushë Kosovë është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Edhe në Gllogoc është arrestuar është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në Graqanicë u raportua se një person ka ushtruar dhunë psiqike ndaj motrës së tij. Vëllai i saj ishte në gjendje të dehur, ka njoftuar Policia.

Dhunë ne familje u raportua edhe në Gjilan, ku është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte kanosur verbalisht si dhe sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Gjilan është arrestuar një person pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj vajzës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe nga Prizreni u raportua për dhunë në familje. Një person arrestuar , pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin dhe nipin e tij) pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Edhe në Komunën e Gjakovës raportohet për dy raste të dhunës në familje. Ankuesja femër ka raportuar se është kanosur verbalisht nga bashkëshorti i saj. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin por i njëjti nuk është takuar, rasti në hetime.

Rasti tjetër në Gjakovë është raportuar nga një femër se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. I dyshuari gjendet në arrati./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme