Google ADS

Polici që u lëndua mbrëmë në Prizren ka humbur njërin sy ndërsa ka lënduar rëndë tjetrin

11:20 | 29 Janar 2020
Arbresh.info

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime.

E një nga të lënduarit ka humbur njërin sy.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

Ai ka shtuar gjithashtu se viktima i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në regjionin e fytyrës dhe qafës.

“Në klinikën tonë është duke u trajtuar vetëm një person, pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili pas intervenimeve urgjente që janë bërë në qendrën emergjente është dashtë të i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në regjionin e fytyrës dhe qafës për shkak të lëndimeve që i janë shkaktuar prej mjetit eksploziv”, ka thënë ai.

Uka ka shtuar se lëndime janë të rënda.

“Lëndime janë të rënda dhe pas kryerjes së intervenimit kirurgjik, pacienti është sjellë dhe vazhdon të trajtohet edhe më tutje në njësinë e mjekimit intensiv”, ka shtuar ai.

Sipas shefit të Klinikës Intensive edhe tjetri sy i policit është i dëmtuar.

“Fatkeqësisht njëri sy është i humbur ndërsa tjetri është shumë i dëmtuar, për momentin nuk mund ta konfirmojnë nëse do të ketë mundësinë të sheh më atë për sy pasi tani është nën ndikim e barnave dhe është në gjumë”, ka thënë ai.

Ndryshe mbrëmë derisa policia e Kosovës po kryente një bastisje në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit ka ndodhur një shpërthim si pasojë e të cilit ka vdekur një polic ndërsa janë lënduar dy të tjerë.

I vdekuri është Sami Thaqi, varrimi i të cilit do të bëhet sot në  orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Malishevë./arbresh.info/

 

Një polic humb jetën në Prizren, dy të tjerë lëndohen

Sot varroset pjesëtari i policisë së Kosovës që u vra mbrëmë në Prizren

Pacolli: Sami Thaçi u vra për një Kosovë më të sigurt, fajtorët të marrin dënimin e merituar

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme