Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.
Mësohet se njëri prej të arrestuarve është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe në veturën e tij janë gjetur 10 kg drogë.