Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur nga sulmet e mëngjesit të sotëm në veri të vendit nga grupet kriminale serbe.
Siç shkruan Kurti në Facebook, polici i plagosur, Alban Rashiti ka kryer me sukses operacionin e heqjes së predhës nga kraharori i majtë, transmeton Arbresh.info.
Trajtimi i policit është bërë në QKUK dhe ai do të lirohet sot nga spitali.
“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, ka shkruar i pari i ekzekutivit kosovarë./Arbresh.info
Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit gjatë një sulmi me armë në Bërnjak është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër.
Ky sulm, ka nxitur reagime të shumta, si dhe nga ora 10:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info
lexo edhe:
Detaje nga vrasja e një polici në veri dhe plagosja e një tjetri
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...