Policia e Kosovës ka arrestuar policin Lutfi Menxhiqi, nën dyshime për korrupsion, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare, mëson arbresh.info nga burime brenda policisë.
arbresh.info natën e së mërkures ka raportuar se është arrestuar në Prishtinë, Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike.
Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Inspektoratit Policor, Arbër Beka.
Ai për arbresh.info ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet për ryshfet ndërsa veç tij është arrestuar edhe një qytetar.
“Inspektorati Policor i Kosovës sot në orët e mbrëmjes ka realizuar një operacion në Prishtinë dhe gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy të dyshuar. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar policor ndërsa tjetri qytetar. I pari dyshohet për veprën penale marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Inspektoratit Policor ka shtuar gjithashtu se operacioni është duke vazhduar.
“Operacioni është ende në vazhdim e sipër, detajet tjera shpalosen nesër”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...