Polici heton rastin e dhunës në familje, gati theret me thikë

10:11 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë në Fushë-Kosovë të cilët janë vëllezër pasi të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët ishin duke u marrë me një rast dhune në familje në të cilin rast ishin të involvuar ata.

Njëri nga të dyshuarit me një thikë ka tentuar që ta godasë zyrtarin policor, por është parandaluar nga familjarët e tij, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme