Google ADS

Polici goditet me këmbë në fytyrë, bëhet për spital

09:47 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Punëtori i një pompe të derivateve në Kamenicë ka informuar se një person i komunitetit serb e ka thyer aparatin e pompës së derivateve i cili ka qenë jobashkëpunues edhe me Policinë i cili  dyshohet se ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe gjatë arrestimit  të tij, i njëjti godet  policin me këmbë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Personi zyrtar merr tretman mjekësor në Q.K.M.F në Kamenicë, kurse i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në Gjilan në repartin e neuropsikiatrisë .

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme