Google ADS

Polici bleu banesën dy vite më parë, ish-pronari i kërkon t’ia lëshoi

09:15 | 22 Shtator 2020
V. S.

Në Ferizaj është raportuar për një kanosje ndaj një personi zyrtar.

“Rr. Emin Duraku, Ferizaj 28.08.2020 – 11:00. Viktima mashkull kosovar (zyrtar policor), me datën 15.09.2020 ka raportuar se para dy viteve kishte blerë një banesë nga i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili ndjehet i kanosur pasi i dyshuari nuk dëshiron që ai të jetojë aty. Janë intervistuar dy palët dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme