Nënkryetari i Lisës Serbe, Milan Radoiçiq, po kërkohet nga drejtësia kosovare pasi dyshohet për disa vepra penale.
Policia deklaroi se të enjten pasdite, Radoiçiq u ndalua nga policia kufitare për kontroll në kufi, por kur iu kërkua ta parkojë veturën, në vend që të ndalonte, ai iku prapa në teritorin e Serbisë.
“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës., thuhet në deklaratën e Policisë.
Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një kapiteni, një rreshteri dhe një polici, të gjithë të nacionalitetit serb, raporton RTK.
Për rastin, reagoi Lista Serbe ku thanë se tentimet për arrestimin e Radoiçiqit janë të pa baza dhe se institucionet e Kosovës po tentojnë të largojnë Listen Serbe nga skena politike.
Ditë më parë, prokurori i prokurorisë themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, përfshiu në listen e ndalimit Milan Radoiçiqit për për rastin “Brezovica”.
I njejti urdhëroi hetimet për dyshimet e mos funksionimit të disa kamerave të sigurisë, në pikë kalimin kufitar në “Brnjak”.
“Informacionet fillestare i kemi se kamerat nuk kanë funksionuar në kohën e arratisjes. A ka qenë defekt i mëhershëm apo i tanishëm, për momentin nuk e dimë”, thuhet në deklaratën e Rasim Malokut, Prokuror i Shtetit.
Kjo nuk është hera e parë që Radoiçiqi i ka ikur prangave të Policisë. I njejti edhe në vitin 2018, arriti të arratisej, atëherë kur kërkohej si I dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...