Policët që rregullojnë trafikun çdo mëngjes

09:05 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

Trafiku i ngarkuar dhe parkimi në skaje të rrugëve janë dy prej problemeve kryesore në rrugët e kryeqytetit.

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, duke u nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit, si dhe vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion, shkruan arbresh.info.

Për lehtësim të qarkullimit dhe rregullim të trafikut rrugorë, gjatë orëve të mëngjesit, 2 policët e Policisë së Kosovës, njësitit i Trafikut Rrugor, merren me rregullimin e komunikacionit në këtë pjesë të qytetit të Prishtinës, kryesisht te “Qafa”.

Kjo nuk është hera e parë që dy policët e këtij njësiti rrugor, rregullojnë trafikun në mëngjes, kur dihet se gjithmonë krijohen kolonat e gjata.

E, si gjithmonë Policia e Kosovës na njofton që të kemi kujdes të shtuar në komunikacion./Arbresh.info

Të ngjashme