Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar projektligjin me të cilin ulet mosha e pensionimit të zyrtarëve policorë në 55 vjeç, nga 65 sa ka qenë deri më tani.
Nga ky ndryshim ligjor, sipas të dhënave të MPB-së, të drejtën për pensionim të parakohshëm do ta fitojnë mbi 1.200 punonjës të Policisë së Kosovës, që janë mbi këtë moshë.
Kjo përbën 13 për qind të të gjithë stafit të Policisë, i cili numëron rreth 9 mijë punonjës, shkruan sot Koha Ditore. E shuma e pensionit që do t’u garantohet atyre është 60 për qind e pagës së tyre bruto.
Iniciativa për Ligjin për pensionet e zyrtarëve policorë kishte filluar qysh në vitin 2015. Mirëpo, në atë kohë Fondi Monetar Ndërkombëtar pati ngritur shqetësime lidhur me implikimet buxhetore të cilat mund t’i ketë ky ligj.
Projektligji është paraparë të procedohet në Kuvend qysh në vitin e kaluar, mirëpo është shtyrë deri më tani për shkak të vlerësimit të ndikimit buxhetor, i cili është bërë nga Ministria e Financave.
E krahas pensionimit të rregullt, Projektligji që tani është në fazën e konsultimit publik parasheh edhe pensionimin vullnetar.
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...
Xhorxhia, gjykata heq prokuroren Fani Willis nga çështja nda...
Kurti: 50 mijë të regjistruar për votim nga mërgata